18 Dhjetor, 2020

Një marrëdhënie e bukur nuse-vjehrrë si e Dua Lipës dhe Yolanda Hadid, ish-modelja tregon se i mungon këngëtarja shqiptare


Dua Lipa është prej më shumë se një viti në një lidhje me modelin, Anwar Hadid.

Dhe duket se bukuroshja shqiptare ka rrëmbyer zemrën e familjarëve të 21-vjecarit.

Vjehrra e saj, ish-modelja Yolanda Hadid e tregon këtë herë pas here me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi  një foto në Anëar Hadid duke ecur në rrugë së bashku me qenin e tij dhe tregoi se në imazh mungon këngëtarja shqiptare.

‘Babi, djali dhe dikush që mungon…’- shkroi Yolanda Hadid, duke iu referuar Dua Lipës.

Ndërsa 25-vjecarja tregoi se po ashtu i mungon vjehrra dhe dashurinë ndaj partnerit duke komentuar emoji me sy me zemra.

Këngëtarja gjithashtu ka lidhje të ngushtë dhe me dy motrat e të dashurit, supermodelet Bella dhe Gigi Hadid.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al