11 Prill, 2025

Një kopje e nënës së saj, vajza e Anglina Jolie fotografohet në befasi! Look-u i 18 vjeçares që u kujtoi fansave aktoren


Genet e ikonës së bukurisë Angelina Jolie, duket se janë shumë të forta. Kjo është vërtetuar, pasi vajza e saj Shiloh teksa është fotografuar jashtë shkollës së saj duket se i ngjan tepër aktores.

Në fotot e siguruara nga DailyMail, Shiloh e cila hoqi nga emri, mbiemrin e babait të saj, Pitt duke e kthyer në Jolie, u shfaq e buzëqeshur.

E veshur me një jumbsuit të zi, ajo u pa me flokët e thurura gërshet duke kujtuar kështu nënën e saj në filmin “Tomb Raider”, pasi Angelina Jolie e cila luante si Lara Croft, i mbante edhe flokët gërsheta.

Babai i 18-vjeçares është aktori Brad Pitt, megjithëse ajo ka vendosur të mos e përdorë fare mbiemrin e tij që nga maji 2024.

Shiloh ka marrë vëmendjen disa herë, falë talentit të saj mbresëlënës në kërcim.

Vetë  koreografi i saj Kolanie Marks, i cili ka punuar me të për disa vite në Kompleksin e Kërcimit Millennium, u shpreh për People në korrik 2024 se:

“Stili që mësoj është shumë i vështirë për shumë njerëz dhe ajo i është përkushtuar përpjekjes për ta kuptuar atë”.

© Panoramaplus.al