25 Prill, 2018

Një kalendar shumë “hot” nga bashkëshortja e futbollistit anglez (FOTO)


Një kalendar spektakolar që pritet të ketë suksesin e garantuar është realizuar nga modelja britanike, Alice Goodwin.

Kjo e fundit me forma tejet joshëse, ka mahnitur në fotot për kalendarin, duke treguar jashtëzakonisht shumë nga fiziku i saj.

Gjithashtu thuhet se 32-vjeçarja është një nga modelet më të preferuara për reklamimin e të brendshmeve verore për femra, kjo edhe për shkak të formave të saj të bëshme.

 

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se që prej vitit 2014, bukuroshja është e martuar me futbollistin e njohur Jermaine Pennant, që ka luajtur në karrierën e tij me skuadra si Arsenali, Stoke City, Liverpool, Watford, etj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al