Kiara Tito dhe Luiz Ejlli disa ditë më parë zbuluan se do të bëhen prindër për herë të parë përmes këngës “Frymë” të këngëtarit, një dedikim për të voglën e tyre.

Përmes videoklipit çifti ndanë me fansat momentet e tyre më të ëmbla nga momenti kur morën vesh lajmin e ëmbël dhe zbuluan gjininë.

Luizi është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e tij, ndërsa ditën e sotme i ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë bashkëshortes së tij.

Artisti i ka kërkuar Kiarës që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër, pasi ka dëshirë që të ketë edhe një djalë dhe ti këndojë këngën ‘të ka baba çun lele’, moderatorja nga ana tjetër i tha këngëtarit që do bëjnë edhe një djalë sapo të lindë vajzën.

Pjesë nga biseda:
Luizi: A do e bëjmë edhe një djalë?
Kiara: A t’a bëjmë një herë këtë që kemi nisur?
Luizi: Unë kam kryer punë, e kam bërë, ty të ka ngelur
Kiara: Ta bëj unë, pastaj bëjmë tjetrin
Luizi: Kam qejf të këndoj atë këngën ‘të ka baba çun lele’. Se tani jam duke kënduar ‘kush ka vajza botën ka’. Do ma japësh një çun?
Kiara: Aman mo se vdiqe për një çun, vdiqe ti dhe të gjithë baballarët shqiptarë
Luizi: Fillove ti me iu dhënë material ‘maskilisti, ja do çun’, rri moj grua urtë
Kiara: Pastaj kur të bëhet goca do e shohësh
Kiara: Jo, jo, do e shohësh sa do e duash gocën
Luizi: Sa do e dua unë gocën?
Kiara: Do them unë ‘pse se bëra çun ta kisha për vete’.
Luizi: Ça thotë kjo, kur të bëhet goca. Goca është bërë, ka kryer punë. Thjeshtë është duke medituar edhe pak.
© Panoramaplus.al
