Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuara e parë e emisionit më të ndjekur për fëmijë në “Në kurthin e Piter Pan”. E pyetur nga vogëlushët nëse Miriami do të ketë një fëmijë tjetër, ajo tregon se nuk është ende gati, por në të ardhmen do i bëjë vajzës së saj Ameli, një motër ose një vëlla.
A do i bësh Amelit një “dhuratë” tjetër? Ndonjë motër, ose vëlla?
-Besoj se po, një ditë, ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose vëlla.
Këngëtarja ka rrëfyer plot dashuri lidhur me realizimin e këngës “Dhurata” ku ka qenë dhe zëri i vajzës së tyre Ameli.
“Jemi surprizuar sepse Ameli ka qenë 1 vjeç e gjysmë dhe ajo ka një vesh absolut muzike. Kur e them këtë si argument thonë normal, se të dy prindërit muzikantë. Por ka të bëjë më faktin se kënga “Dhurata” është kompozuar gjatë shtatzënisë sime. Ameli ishte mësuar me tingujt e këngës, tregoi Miriami./tvklan.al
© Panoramaplus.al
