19 Janar, 2021

“Një engjëll në barkun tim”- Emily Ratajkowski tregon e veshur me bikini se sa e ka ndryshuar shtatzënia


Emily Ratajkowski mori vëmendjen e ndjekësve të saj me postimin e fundit që bëri në Instagram, ku shfaqi barkun e rrumbullakosur e veshur me bikini, shkruan “People”.

emily ratajkowski (3)

Modelja 29-vjeçare është shtatzënë për herë të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

emily ratajkowski (9)

Një engjëll në barkun tim”, shkroi aktorja krahas fotove në plazh.

emily ratajkowski (4)

Bukuroshja zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në tetor të vitit të kaluar teksa po jepte një intervistë për “Vogue”.

emily ratajkowski (5)

Kur u pyet se përse nuk e tregon gjininë e fëmijës, modelja tha se këtë do ta thotë vetë fëmija kur të mbushë 18 vjeç.

emily ratajkowski (7)

Ajo shokoi botën kur u martua me Sebastian Bear-McClard në shkurt të 2018-ës, vetëm dy muaj pasi ishin lidhur.

emily ratajkowski (6) emily ratajkowski (1)

© Panoramaplus.al