20 Nëntor, 2020

Një divë! Me fustanin ngjyrë rozë, Adelina Ismaili vendos në pah linjat perfekte trupore dhe duket mahnitëse


Adelina Ismaili është një ndër femrat shqiptare që nuk njeh moshë. Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja bëhet çdo ditë e më e bukur dhe vazhdon të mbetet një divë.

Këtë e vërtetoi me një foto të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Adelina Ismaili pozoi e veshur me një fustan ngjyrë rozë të ngushtë mbas trupit që i nxirrte në pah linjat e saj elegante trupore.

“Bëhu energjia që dëshiron të tërheqësh ?”- shkroi këngëtarja krahas imazhit seksi, duke dhënë një mesazh për të gjithë.

Ajo dukej mjaft joshëse dhe tërheqëse, teksa nuk kanë munguar as komplimentet dhe komentet pozitive për look-un e saj.

Adelina Ismaili kujdeset shumë për pamjen dhe fizikun e saj, pasi gjithmonë shfaqet në super formë dhe e kuruar në detaj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al