21 Janar, 2021

“Një ditë vajza jonë e vogël do rritet dhe …”- Çfarë bëri Katy Perry që Orlando Bloom është kaq krenar për të


 

Orlando Bloom është tepër krenar për partneren e tij Katy Perry, dhe kjo ishte e qartë në një video të këngëtares që publikoi në Instagram.

Ai postoi një video 30 sekonda të momentit kur nëna e fëmijës së tij mbylli me këngën “Firework” koncertin e mbajtur gjatë inaugurimit të Presidentit Amerikan, Joe Biden.

Pas përfundimit të këngës, të cilën aktori po e regjistronte me telefonin e tij, Bloom dëgjohet duke thënë: “Kjo ishte e mrekullueshme zemër. Punë e shkëlqyer”.

“Të dua, të dua, të dua”- përgjigjet ajo ndërsa i jep një puthje të ëmbël në buzë.

Në mbishkrimin e videos që ndau me miliona ndjekës, aktori shkroi: “Një ditë vajza jonë e vogël do të rritet dhe do shohë nënën e saj duke luajtur rolin e saj në një moment historik. Një partner krenar duke qarë me lot gëzimi”.

/Panoramaplus.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orlando Bloom (@orlandobloom)

© Panoramaplus.al