Mesazh që të përlot ai i të dashurës së aktorit turk të njohur në serialin historik “Ertugrul”, Arda Oziri, që u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare.
Mediat turke shkruajnë sot mesazhin e postuar në rrjetet sociale nga ana e të dashurës së aktorit të ndjerë, Vildan Ornek.

Ajo shkruan se e humbi atë më 27 Maj, në përvjetorin e 6-të të lidhjes së tyre.
“Burri, miku, shoku, i besuari im, sa shumë ishe për mua. Hyre në jetën time me 27 Maj 2012, në të njëjtën ditë 6 vite më vonë të humba. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Ti iu bashkove babait, një ditë edhe ne do të të bashkohemi ty. Njeri i bukur, të falënderoj me mijëra herë për çdo gjë që i shtove jetës sime”, ka shkruar ajo ne rrjetet sociale.
Aktori humbi jetën të dielën, në një aksident me motor në Stamboll.
© Panoramaplus.al
