25 Shkurt, 2018

Një çift model si Roza dhe Dhimitër Anagnosti


Për ata që jetojnë në kryeqytet, me siguri që kanë mundur të takojnë diku në rrugë një çift të moshës së tretë që shkojnë gjithandej bashkë dhe të kujtojnë se diku i kemi parë.

Sidomos aktorja e madhe e kinemasë dhe teatrit shqiptar, Roza Anagnosti, nuk mund të kalojë pa u vënë re. Ajo ka disa dekada karrierë dhe mbi të gjitha ka vijuar edhe vitet e fundit karrierën e saj në teatër, duke përmbushur kështu dëshirën e atyre që e pëlqejnë dhe që padyshim janë të shumtë.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, regjisori i njohur i aq shumë filmave të famshëm, Dhimitër Anagnosti, duket se tashmë është tërhequr nga profesioni.

Këto ditë, paparazzi ynë e ka fotografuar çiftin e famshëm, si dy njerëz të thjeshtë që bëjnë pazaret, një gjë kjo e zakonshme për të gjithë artistët, të cilët nuk kanë spikatur asnjëherë si pjesa e pasur e shoqërisë, duke përshfaqur luksin, paçka se me punën që kanë bërë, e kanë merituar plotësisht të jetonin në mirëqenie.

Ne i urojmë jetë të gjatë çiftit Anagnosti dhe të gjithë artistëve, që janë krenaria e këtij ven-di dhe pjesa më e mirë e shoqërisë tonë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al