26 Shkurt, 2022

Një bashkëpunim me Dafina Zeqirin? Beatrix Ramosaj sapo hodhi dyshimet e para


Edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak të romancës së dashurisë me aktorin e njohur, Donald Veshaj që u krijua brenda brenda ambjenteve të shtëpisë.

Një nga projektet muzikore që ajo publikoi pas daljes nga shtëpia ishte kënga “Faj”, dedikim ky për ish-partnerin e saj, Donaldin.Vëllai i saj ishte suportuesi më i madh që  “dha asaj një dorë”, në tekst-shkrimin e këngës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Trixa ka publikuar në Instastoryn e saj një video ku ka etiketuar Dafina Zeqirin, dhe pranë saj ndodhet edhe macja e këngëtares.

Kjo mund të jetë edhe një “sinjal” se kemi të bëjmë me një bashkëpunim mes dy këngëtareve, por ende asgjë nuk është e sigurtë.

Edhe i vëllai, Alban Ramosaj i shtoi edhe më tepër dyshimet, pasi kishte publikuar një story të ngjashëm.

© Panoramaplus.al