David Beckham po përgatitet të mbushë 50 vjeç më 2 maj, por atmosfera festive ka nisur më herët, me një festë magjepsëse të mbajtur më 30 mars në Miami.

Ish-futbollisti i njohur ka qenë në qendër të një mbrëmjeje të veçantë, me bashkëshorten e tij, Victoria Beckham, familjen dhe shumë miq të famshëm në krah.

Ngjarja u mbajt në Cipriani Downtown Miami në Florida dhe përfshiu shumë nga miqtë e famshëm të çiftit, duke përmendur Tom Brady , Shaquille O’Neal dhe Lionel Messi, si dhe katër fëmijët e tyre: djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz dhe vajzën Harper.

Eventi përfshinte darkë dhe pije, ndërsa të ftuarit shijuan muzikë nga DJ D-Nice në sallën Socialista të Cipriani.

Beckham ka bërë një postim edhe në llogarinë personale në Instagram, duke publikuar foto nga mbrëmja dhe teksa shkruan: “Mendova të filloja të festoja pak herët, një natë kaq e veçantë në Miami”. Ndihem me fat që kam miq dhe familjarë të mrekullueshëm me të cilët nis festimet e 50-vjetorit tim. Ju dua”.


