Romanca e re më e komentuar e momentit është padyshim ajo mes Harry Styles dhe Olivia Wilde.

Dyshja është njohur muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmit “Don’t worry, darling”.
Sipas “Daily Mail”, çifti ka nisur të dalin bashkë gjatë kohës që aktorja ishte ende në një lidhje me ish-partnerin, Jason Sudeikis. Një burim tha:

“Jason është i shkatërruar që Olivia filloi ka nisur një romancë me Harry-n kur ishte ende në lidhje me të. T’i shohë së bashku në publik ka qenë shumë e vështirë për të. Edhe pse ai ndihet më shumë i trishtuar sesa i zemëruar, ai do donte të kthehej sërish me të”.
Gjithashtu, një burim tjetër ka pohuar për “US Weekly” faktin se ish-bashkëshorti i Olivias ende shpreson që të rikthehen bashkë.

“Jason nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqej dhe ta linte Olivia-n të bënte atë që donte. Por ai ende kryqëzon gishtat e tij dhe shpreson se kjo është vetëm një fazë dhe që Olivia do të heqë dorë nga Harry“.

Duket se Jason është në një gjendje që burimi e përshkruan si “të dëshpëruar” për t’u rikthyer me ish-partneren e tij, duke qenë se të dy formuan një familje dhe kanë dy fëmijë të vegjël.


