Mbrëmë ka patur festë në familjen e biznesmenit të njohur Luan Bregasi dhe ish-Presidentit Bamir Topi. Nipi i tyre Etian ka mbushur 1-vjeç. Siç dihet, vajza e Topit është martuar me djalin e Bregasit dhe nga kjo martesë ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë.

Në festë ku gjithçka ishte menduar deri në detaje për të qenë e veçantë dhe shumë argëtuese, nuk mungonin edhe miq të rëndësishëm të dy familjeve. Njëri prej tyre është edhe biznesmeni dhe botuesi i suksesshëm Irfan Hysenbelliu.

Edhe pse fëmija është shumë i vogël për të kuptuar se sa festë të bukur kishin përgatitur prindërit dhe të dashurit e tij për të, me siguri kur të rritet do ta ketë si një nga kujtimet më të bukura, ditën kur mbushi plot një vit jetë. Ne i urojmë Etianit edhe 100 vite të lumtura bashkë me prindërit dhe familjarët e tij.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
