24 Korrik, 2025

Nipi i John F. Kennedy Jr. “i tërbuar” për serialin e producentit Ryan Murphy për aksidentin ajror të dajës së tij me bashkëshorten: Po fiton miliona nga tragjedia jonë


Jack Schlossberg, djali i Caroline Kennedy dhe nipi i John F. Kennedy Jr., ka reaguar ashpër kundër producentit të njohur televiziv Ryan Murphy për serialin e ardhshëm “American Love Story”, i cili pritet të shfaqet në vitin 2026 dhe do të fokusohet në martesën shumë të komentuar të dajës së tij me Carolyn Bessette.

john_f__kennedy__jr__and_carolyn_bessette
Kennedy–Bessette

Në një postim në Instagram, Schlossberg e akuzoi krijuesin e “American Horror Story” se “po përfiton miliona duke ekspozuar një tragjedi familjare në publik” dhe se nuk kontribuon asgjë për të nderuar trashëgiminë e John F. Kennedy Jr.

“Nuk jep asgjë për vlerat dhe institucionet që ai mbështeste,” shkroi ai.

Shkak për reagimin e fortë ishte një deklaratë e Murphy në një podcast të Gavin Newsom, ku ai thuhet se shprehu habinë që Schlossberg ishte i zemëruar për dikë që “nuk e mban mend fare”.

Por 32-vjeçari u përgjigj publikisht duke ndarë kujtimet e tij nga JFK Jr.: “Më quante ‘Jackolatern’, më merrte me kabrioletin nga shkolla, isha dhëndër i vogël në dasmën e tij. Mbaj mend ditën që vdiq dhe muzikën në funeralin e tij.”

Schlossberg shtoi edhe histori që i janë rrëfyer nga familja, përfshirë një episod kur JFK Jr. thyen një dritare të makinës sepse kishte harruar çelësat brenda.

Kennedy–Bessette
Kennedy–Bessette

Ai theksoi se Ryan Murphy nuk kishte kontaktuar kurrë me familjen për të diskutuar për serialin dhe e akuzoi për komercializimin e emocioneve që ngjall kujtimi i JFK Jr.

Madje, u tall edhe me zgjedhjen e aktorit që do ta interpretojë xhaxhain e tij: “Po merr para, por nuk jep asgjë në këmbim. Ky që supozohet të jetë burri më seksi në jetë… është i fryrë.”

Paul Kelly si John F. Kennedy Jr. dhe Sarah Pidgeon si Carolyn Bessette
Paul Kelly si John F. Kennedy Jr. dhe Sarah Pidgeon si Carolyn Bessette

Sidoqoftë, Schlossberg nënvizoi se nuk ka problem me faktin që Murphy dëshiron ta nderojë JFK Jr., për sa kohë që e bën me respekt dhe kontribuon financiarisht në Kennedy Library.

“Do ta nderosh? Shumë mirë. Atëherë jep fitimet aty ku duhet,” shkroi ai në një koment drejtuar drejtpërdrejt Murphy-t.

Jack Schlossberg dhe Ryan Murphy
Jack Schlossberg dhe Ryan Murphy

Përgjigjja e Ryan Murphy

Producenti reagoi shkurt dhe qartë ndaj kritikave, duke komentuar publikisht: “Do ta bëj.” Duke lënë të kuptohet se do të kontribuojë financiarisht në nder të JFK Jr.

murphy

Seriali “American Love Story” do të transmetohet në javën e Shën Valentinit 2026 në platformat FX dhe Hulu. Në rolet kryesore do të jenë Paul Kelly si John F. Kennedy Jr. dhe Sarah Pidgeon si Carolyn Bessette. Do të marrin pjesë gjithashtu Naomi Watts si Jackie Kennedy dhe Grace Gummer si Caroline Kennedy.

Sipas producentëve, seriali do të fokusohet në presionin që çifti përjetonte nga media dhe në fundin tragjik të historisë së tyre me rrëzimin ajror të vitit 1999.

Kennedy–Bessette 1

Fundi tragjik i çiftit Kennedy–Bessette

Më 16 korrik 1999, John F. Kennedy Jr., bashkëshortja e tij Carolyn Bessette dhe motra e saj Lauren humbën jetën pasi aeroplani i vogël që po pilotonte JFK Jr. u rrëzua në Oqeanin Atlantik, pranë ishullit Martha’s Vineyard.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti i Caldwell në New Jersey dhe kishte si destinacion Hyannis, Massachusetts, ku çifti do të merrte pjesë në një dasmë familjare.

Sipas raportit zyrtar të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA, Kennedy humbi orientimin gjatë fluturimit në errësirë, në kushte me shikueshmëri të ulët, çka çoi në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin fatal. Trupat dhe rrënojat u gjetën pesë ditë më vonë në fund të detit.

Kennedy–Bessette2

© Panoramaplus.al