8 Tetor, 2018

Niko Peleshin e zë vapa, por xhaketa përfundon mes pluhurit


Nuk e dimë se çfarë bisede të rëndësishme mund të ketë qenë duke bërë me shoqëruesin e tij, por ndërsa fliste, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvishte në mënyrë të shkujdesur xhaketën e tij, ndërkohë që bëhej gati për t’u futur në makinë, pas mbarimit të seancës parlamentare.

Por ai nuk e shihte se ndërkohë xhaketa kishte përfunduar në tokë, madje as shoqëruesi i tij nuk e pa. Shpresojmë të mos e ketë riveshur!

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al