Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të mbrojtjes Niko Peleshit, sapo është diplomuar. Ajo ka mbaruar studimet në Barcelonë, në degën Digital Business, Design & Innovation.

Ndërkaq ministri nuk ka lënë pa postuar disa foto të vajzës së tij me pelerinën e diplomimit dhe e a shoqëruar me këngën “She is daddy’s girl”.

Mirëpo ajo që vihet re është se vetë Peleshi mungon. Në fotot e postuara shihet vetëm vajza dhe bashkëshortja e tij.

“Dita e bukur e diplomimit të Aleksias. Shumë i lumtur dhe pak i trishtuar, që s’munda të jem aty. Të dua, vazhdo ëndërro”, shkruan ministri krah fotove.

Kujtojmë që ministri ka dy djem dhe vajzën Aleksian, e cila është gëzimi i parë për familjen Peleshi.


