Nik Xhelilaj për një kohë të gjatë Shqipërinë e ka bërë shtëpi të dytë pasi shumicën e kohës ka qenë jashtë vendit (Gjermani, Turqi) ku ka qenë i angazhuar me role të ndryshme në filmat ku ai ka pasur fatin të aktrojë. Së fundi ai ka mbaruar xhirimet për një telenovelë të suksesshme në Turqi.

Një foto e postuar nga ai pak me parë na bëri të mendojmë se ndoshta Niku kthehet sërish në ekranin shqiptar. Ai është shfaqur krahë regjizorit Gjergj Xhuvani dhe bashkëshortes Luizës. Është thjesht një takim mes miqsh, apo tregues për një produkt kinematografik shqiptar…?

© Panoramaplus.al

