27 Tetor, 2025

Nicole Kidman shkëlqen në pasarelën “Vogue World Hollywood”, aktorja mahnit fansat e veshur me bizhu diamanti dhe elegancë (FOTOT)


Nicole Kidman rrëmbeu sytë e të gjithëve teksa hapi sfilatën madhështore “Vogue World Hollywood” në studiot Paramount të dielën.

Aktorja 58-vjeçare u shfaq me një fustan të zi sateni nga Chanel, i zbukuruar me kamelia të zeza, frymëzuar nga Rita Hayworth në filmin klasik Gilda (1946). Pamjen e saj e plotësuan dorezat e gjata, bizhuteritë me diamante dhe takat e larta, ndërsa flokët lëshoheshin në onde të buta.

Me buzëkuq dhe sy “smokey”, Kidman riktheu elegancën e epokës së artë të Hollywood-it. Në skenë, ajo performoi “Put the Blame on Mame”, një homazh për Rita Hayworth, nën drejtimin e Baz Luhrmann, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në Moulin Rouge! (2001).

© Panoramaplus.al