Në fillim të muajit tetor, burime ekskluzive për “Dailymail” bënë të ditur se reperja Nicki Minaj ishte bërë nënë për herë të parë.

Fansat pritën dy javë për konfirmimin e lajmit publikisht nga Nicki dhe partneri i saj, Kenneth Petty, por ata nuk bënë asnjë reagim.

Madje, reperja edhe gjininë e foshnjës e ka zbuluar mbrëmë!

Teksa ka falënderuar publikisht miqtë e shumtë për dhuratat e këtyre ditëve, 37-vjeçarja ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën,”- shkruan Nicki ndër të tjera.

Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin apo portretin e të voglit.

Në vitin 2018, Minaj tha për “Wonderland” se donte shumë të kishte fëmijë.

Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë erdhi fryti i dashurisë së tyre.
© Panoramaplus.al
