11 Dhjetor, 2020

Nicki Minaj nuk i “rezistoi” dot videos së Hanës, ja çfarë bën Loredana


Reperja e njohur, Loredana është nënë e një vajze, Hanës  me të cilën publikon shpesh foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme.

Madje ajo i ka hapur një llogari në Instagram vogëlushes së saj, duke e kthyer në një yll të rrjeteve sociale.

Së fundmi, Loredana Zefi postoi një foto të Hanës duke filmuar me kamera me një nga anëtarët e stafit të reperes, ndërsa në sfond është kënga “Moment for Life” e Nicki Minaj.

Një fanpage i reperes me famë botërore ka shpërndarë postimin e Loredanës në Instagram dhe Nicki Minaj nuk i rezistoi dot duke i bërë “like”.

Menjëherë ka reaguar edhe Loredana, që ndau statusin me ndjekësit në rrjetet sociale.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al