11 Nëntor, 2020

Nichole Scherzinger “çmend” rrjetin dhe këshillon fansat se si të realizojnë fotot seksi me bikini


Nicole Scherzinger nuk ka turp kur bëhet fjalë për pozat seksi me bikini dhe këtë herë ka ndarë me ndjekësit e saj disa këshilla se si të realizojnë fotot pefekte me rroba banjo.

nicole scherzinger (2)

42-vjeçarja i tha fansave që të mbanin frymën, të fusnin barkun brenda dhe të harkonin trupin, për të realizuar pozën e saj seksi, raporton “The Sun”.

nicole scherzinger (6)

Bukuroshja dukej e mahnitshme teksa pozonte para kamerëse veshur me bikini me printe leopardi dhe mbante në qafë një varëse me numra romakë.

nicole scherzinger (5)

Nicole zgjodhi të pozonte buzë një pishine dhe fotot e saj kanë marrë mijëra komente, ku ndjekësit thonin se kishin mbetur të “magjepsur”.

nicole scherzinger (7)

Ajo nuk e zbuloi vendin se ku ndodhej, por fotot janë realizuar nga i njëjti vend ku ishte një javë më parë me partnerin e saj, Thom Evans, me të cilin festoi përvjetorin e parë bashkë.

nicole scherzinger (4)

Sipas “The Sun”, çifti po përpiqet për të zgjeruar familjen që nga muajt e verës.

nicole scherzinger (3) nicole scherzinger (8)

© Panoramaplus.al