3 Tetor, 2017

Ngjyra dhe tullumbace, çfarë po ndodh brenda shtëpisë së Blendi Fevziut


E vogla e familjes Fevziu ka festuar sot ditëlindjen e saj të dytë në një atmosferë shumë të ngrohtë familjare.

Alias është vajza e dytë e gazetarit Blendi Fevziu, për të cilën sikundër na ka rrëfyer edhe gazetari në intervista , është shumë i dhënë pas saj.

Prindërit janë kujdesur që atmosfera në shtëpi të ishte perfekte ku nuk mungonin tullumbacet rozë, lejla dhe argjend, ashtu siç i ka hije një princeshe të vogël.

Nuk ka munguar gjithashtu as fotoja traditë tashmë me babin, një ndër dyshet më të famshme në Instagram.

Ndërsa mami Inesi dhe e motra Mishel janë më të tërhequra nga rrjetet sociale dhe ruajnë një profil të ulët publik. Edhe 100 vite i urojmë vogëlushes!

© Panoramaplus.al