Ato kanë një ngjashmëri të tmerrshme, që jo çdokujt mund t’i ketë shpëtuar, madje ky detaji nuk iu ka shpëtuar as vetë vajzave. Dy ditë më parë, Carla Bruni dhe Bella Hadid janë takuar rastësisht në një eveniment ku ishin pjesëmarrëse.

Në shaka e sipër, pasi janë fotografuar së bashku dhe kanë bërë publike fotot në rrjetet sociale, gruaja e ish-presidentit Sarkozi, shkruan se ka gjetur vajzën e saj, kjo për të treguar se ngjashmëria e tyre është e njëjtë si e një nëne me të bijën.

Kjo duket më se vërtetë sepse 50-vjeçarja Bruni duket sikur të jetë me të vërtetë nëna biologjike e modeles 21-vjeçare bukuroshe.

Carla dhe Bella u takuan në “Fashion For Relief” gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, ku duket se kanë shijuar edhe shoqërinë e njëra-tjetrës.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
