Mbrëmjen e djeshme fituesi i “Big Brother VIP Kosova” është shpallur Lumbardh Salihu, i cili fitoi çmimin e madh prej 144 mijë eurosh.

Tre finalistët e tjerë, Shqipe Hysenaj, Edona James dhe Blerando fituan nga 10 mijë euro nga çmimi i madh, mirëpo katër finalistëve për shumave monetare iu ndanë edhe dhurata.
Lumbardhit iu dhurua një udhëtim në në Spanjë për të ndjekur live ndeshjen Mallorka FC, Blerandos realizimin e një bashkëpunimi muizikor me producentin turk, Alper Atakan në Stamboll.
Nga ana tjetër transgjinores Edona James iu bë dhuratë një udhëtim në Turqi dhe mundësinë për të bërë disa ndërhyrje estetike në këtë shtet.
Një dhuratë mjaft e veçantë dhe me vlerë iu bë edhe Shqipes, “Vëllai i Madh” i dhuroi banores një varëse me simbolin e shqiponjës, e cila ka vlerën rreth 10 mijë euro.
Katër finalistët qëndruan të izoluar në shtëpi prej 108 ditësh, duke dhënë më të mirën e tyre dhe duke bërë për vete një publik të gjerë.
© Panoramaplus.al
