6 Nëntor, 2023

Nga skenat me Victorian deri tek sjellja e tij, ish-truproja i David Beckham zbulon disa të vërteta lidhur me serialin në “Netflix”


Seriali i Netflix për David Beckham është shumë afër realitetit pra tregon ngjarje të vërteta.

Kjo konfirmohet nga ish-marinari Craig Ainsworth, i cili, pasi luftoi në Afganistan, u zhvendos në sektorin privat të sigurisë dhe ka shërbyer si truproje për shumë të famshëm duke përfshirë familjen Beckham .

Në një prononcim të dhënë për The Mirror , ish-ushtaraku, tha se Beckham rrëfen me besnikëri skena nga realiteti pra nga jeta e tij.

Ai madje i referohet momentit të famshëm në të cilin Victoria thotë se ata janë të klasës punëtore dhe David e nxit atë të rrëfejë se ajo shkoi në shkollë me një Rolls-Royce .

Ainsworth tregon gjithashtu se si Beckhams e trajtojnë famën dhe si ishte marrëdhënia e tij me ta. “David dhe Victoria janë shumë profesionistë.

“David ishte simpatik. Victoria e mbajti veten, ishte me fëmijët ose punonte. Për vëmendjen që kanë marrë, fëmijët e tyre sillen mirë. Për të pasur atë nivel fame dhe për të ruajtur njësinë e tyre familjare, ata duhet të bëjnë gjithçka siç duhet ”, shton ish-truproja e vipave të njohur dhe personazhe të tjerë të famshëm si Amber Heard, Johnny Depp, Jennifer Lawrence dhe Arnold Schwarzenegger.

“Unë nuk njoh ndonjë personazh të famshëm më të dashur nga publiku ,” përfundon ai.

 

© Panoramaplus.al