Ish-kampionia e NXT, Mandy Rose, ka zbuluar shifra tronditëse pas largimit nga WWE: “Në tre muaj fitova aq sa fitoja në një vit të tërë në ‘ërestling’”, deklaron 35-vjeçarja. Mandy Rose ka hapur një kapitull të ri pas pushimit nga WWE në vitin 2022, duke treguar se karriera e saj e re në platformat digjitale është rezultuar shumë më fitimprurëse sesa “wrestling”-u profesionist.
Ish-kampionia e NXT u largua nga federata për shkak të përmbajtjeve eksplicite që publikonte në platformën FanTime.
Në podkastin e saj, ajo zbulon: “Vetëm çeku bonus që mora ishte sa e gjithë paga ime vjetore në WWW”, duke theksuar se brenda vetëm tre muajsh të ardhurat e saj arritën nivelin që fitonte për dymbëdhjetë muaj në ring.
Vendimi për të kaluar në “OnlyFans” erdhi pas një mbretërimi si kampione që zgjati 413 ditë dhe pasi fitoi një milion dollarë në muajin e parë pas largimit. “Ishte diçka e pabesueshme”, u shpreh Mandy Rose.
PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al



