Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor, teksa solli në jetë një tjetër djalë, të cilin së bashku me Eduart Grishajn, e pagëzuan me emrin Diell.

Por, duket se moderatorja mendon që ta zgjerojë edhe më shumë familjen dhe këtë e ka treguar nëpërmjet postimeve të fundit në Instastory.

Teksa po bënte një bashkëbisedim me ndjekësit, Arbana u pyet se sa fëmijë do donte të kishte dhe përgjigja e saj ishte kjo: “Me tre bëhesh prind thonë”.

Ndër të tjera, Arbana tregoi edhe se si vepron me Jonin, djalin e saj të parë, kur nevrikoset, ose kur bëhet pak xheloz.
“Numëroj deri në 10”- shkroi ajo.

Moderatorja nuk nguroi të tregonte edhe se kishte kaluar “ankth, depresion dhe dëshpërim”, dhe për këtë situatë, kishte kërkuar ndihmë.

Në këtë bashkëbisedim nuk mund të mungonin edhe pyetjet për Xhemin, shoqen e saj më të ngushtë.

Ajo ka treguar se debatojnë vazhdimisht për mënyrën se si i jep makinës, por ka shtuar se aktualisht e ka marrë shumë malli për të.
© Panoramaplus.al
