4 Dhjetor, 2019

Nga planet për fëmijë tek mashkulli ideal/ Eliona Pitarka zbulon detaje nga jeta e saj private


Aktorja shumë e dashur e humorit eliona Pitarka ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private.

Gjatë një interviste me ndjekësit në Instagram në opsionin “Ask me a question”, ajo ka treguar synimin e saj në jetë si dhe cili është mashkulli i saj ideal.

E pyetur nga një ndjekës i saj se cili është synimi i saj në jetë ajo përgjigjet: “Janë shumë në fakt, por po them njërën që më erdhi në mendje tani: Një familje e madhe e lumtur me 4 fëmijë.”

Një tjetër ndjekës i drejton pyetjen se cili është mashkulli i saj ideal dhe ajo përgjigjet  se është ai që ka në krah aktualisht pasi edhe vetë e ka pranuar publikisht që është në një marrëdhënie dashurie.

Gjithashtu ajo ka treguar se gjërat që e bëjnë të lumtur në këtë jetë janë : Familja, njeriu i zemrës, shtëpia e gjyshes në fshat, puna dhe qenushi i saj Misha.

Kujtojmë se së fundi Eliona është pjesë e spektaklit të kërcimit Dance With me ku edhe pse me brinjë të krisura ajo nuk ka hequr dorë nga show./cna

© Panoramaplus.al