21 Dhjetor, 2023

Nga planet për dasmë tek marrëdhënia me Jozefina Topallin, Cindy Marina flet pa “dorashka”: E kemi diskutuar…


Moderatorja dhe ish-Missi Cindy Marina së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni I Pasdites”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale.

Misi tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do  kisha dëshirë njuë gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik“- tha Cindy.

Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë.

Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë me shumë e respektuar nga familja e Genardit.

cindy marina

Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjëpasi ndihet shumë e lumtur që është pjëse e kësaj familje.

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”- tha ajo.

Cindy Marina feston ditëlindjen e 25-të, Jozefina Topalli i bën

Nga ana tjetër përsa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”- u shpreh modelja.

cindi marina Genar Topalli

cindy marina

cindy marinacindy marina13cindy marina1cindy marina2cindy marina3cindy marina11cindy marina12cindy marina6

© Panoramaplus.al