4 Tetor, 2023

Nga pasiguria tek depresioni, ja çfarë e ul nivelin e epshit tek meshkujt. Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar jetën tuaj s*ksuale


Nëse keni konstatuar se dëshira dhe performanca juaj seksuale kanë rënë ndjeshëm, atëherë duhet të kërkoni me qetësi dhe maturi shkaqet e uljes së dëshirës seksuale, ndoshta me ndihmën e një specialisti.

cifti

Nëse një mashkull ka një dëshirë seksuale të reduktuar dhe ka vështirësi në mbajtjen e ereksionit, këshillohet që të konsultoheni me një urolog. Por problemet mund të vijnë edhe nga çdo ndryshim në mjekimin e pacientit.

Ndryshimi i trajtimit antihipertensiv, për shembull, mund të ndikojë gjithashtu në funksionin erektil, diçka që zakonisht përmendet në fletën e udhëzimeve të barit. Gjithashtu vihet re se kushtet patologjike që janë shoqëruar me ulje të dëshirës seksuale janë hipertensioni , diabeti mellitus, arterioskleroza dhe sëmundjet e gjëndrës tiroide.

Nëse nuk ka problem organik, por çrregullimi është për shkak të faktorëve psikologjikë, atëherë kontributi i një psikoterapisti mund të jetë i dobishëm. Ekspertët raportojnë se çrregullimet mendore, si depresioni , janë shoqëruar me dëshirën seksuale të depresuar.

Në disa raste përsëri ankthi i performancës është ajo që bllokon dëshirën. Nën presionin dhe frikën se “nuk do t’ia dalë” mashkulli tenton të shmangë kontaktin seksual duke i dërguar mesazhin e gabuar partneres së tij, të cilën gradualisht e largon.

Ekspertët shpjegojnë se edhe pse ankthi i performancës i karakterizon zakonisht të rinjtë, në disa raste ky shqetësim shfaqet sërish pas të 45-ave, gjë që i atribuohet frikës së shumë meshkujve se për shkak të moshës do të humbasin edhe aftësinë seksuale.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në dëshirën seksuale është se sa rehat jeni me trupin tuaj. Psikologët shpjegojnë se mendimi që kemi për trupin tonë, për mënyrën se si ai na duket, por edhe mënyra se si mendojmë se e shohin të tjerët, mund të ndikojë gjithashtu në libido.

Zakonisht femrat shqetësohen për përmasat dhe peshën e tyre, ndërsa shqetësimi më i madh i shumicës së meshkujve, veçanërisht të rinjve, është gjatësia e penisit.

Madje në shumë raste problemi mund të jetë për shkak të lodhjes, mungesës së kohës, por edhe zgjedhjeve të këqija ushqimore apo konsumit të tepërt të alkoolit, kështu që me një lëvizje të thjeshtë si ulja e përdorimit të alkoolit që keni pirë zakonisht në mbrëmje, mund t’ju zgjidh problemin.

Së fundi, nuk duhet të harrojmë se pandemia ka ndikuar mjaft negativisht në disponimin dhe dëshirën seksuale, pasi të paktën provat tregojnë se frekuenca e kontakteve seksuale u ul gjatë izolimeve.

© Panoramaplus.al