26 Prill, 2019

Nga parandalimi i kancerit te demenca… Këto janë përfitimet që sjell konsumimi i rrushit të thatë


Rrushit të thatë, i hiqet gjithë uji dhe në këtë mënyrë lëndët ushqyese bëhen më të përqendruara, tek rrushi i thatë janë të pranishme vitaminat A, B dhe K.

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi it ij janë të shumta, për shembull, parandalon sëmundje të tilla si kanceri, Alzheimer, Parkinson dhe Demenca, gjithashtu ndihmon ata në menopauzë dhe ata që kanë probleme të humbjes së kockave, duke qenë ideale për njerëzit e moshuar me probleme me kockat, pasi ato përmbajnë substanca të tilla si resveratrol, polifenole dhe antioksidantë.

Të gjithë njerëzit mund të konsumojnë rrush të thatë, përveç atyre që nuk duhet të konsumojnë shumë sheqer. I quajtur Kishmish në Indi, ose rrush i thatë, ai është i pasur me lëndë ushqyese dhe sjell shumë përfitime shëndetësore.

Rrush i thatë përmban vitamina A dhe B komplekse, kalcium, bakër, hekur, magnez, mangan, kalium, zink dhe resveratrol, ky i fundit një polifenol i rëndësishëm që mund të veprojë si anti-inflamator. /Revista Psikologjia/

© Panoramaplus.al