Viti 2025, vendet malore të Shqipërisë dhe jo vetëm, i ka gjetur mbuluar me dëborë, ndaj edhe vipat tanë kanë përfituar nga rasti për të kaluar disa pushime relaksuese buzë oxhakut por nuk kanë nguruar të shkrepin edhe disa foto në të cilat mbizotëron dëbora dhe ngjyra e bardhë.
Le t’ju hedhim një sy pozave të disa prej vajzave të showbizzit.
Jonida Vokshi, edhe pse nuk e ka bërë të ditur vendodhjen e saj, në fotot e postuara duket mjaft e lumtur teksa dhe krahas postimit ka shkruar: “Ca qeliza lumturie”.
Bora Zemani, një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale duket se ka zgjedhur Italinë për të shijua disa pushime të mira nën reshjet e dëborës. E shoqëruar nga djali, Arbori dhe partneri i saj Donald Veshaj, moderatorja ka ndarë mjaft momente të bukura.
Kur vjen fjala tek Erjola Doçi, është e pamundur që moderatorja të mungojë me pozat e saj provokuese. Ndryshe nga personazhet e tjerë që kanë pozuar me xhup, shall dhe doreza, Erjola ka zgjedhur disa rroba banje rozë të cilat bëjnë një kontrast të dukshëm me peizazhin pas saj.
Një tjetër personazh ka publikuar foto në bardhësinë e dëborës për 2025 dhe ajo është Ledjona Xheladinaj. Me thjeshtësinë që e karakterizon, Ledjona ka postuar disa imazhe.
Fotot më të ëmbla kanë qenë padyshim ato të familjes së dj Dagz dhe Einxhel Shkirës.
Bashkë me të voglin e tyre Trev, teksa janë fotografuar në dëborë, çifti ka ndarë me fansat lajmin e bukur se do të bëhen përsëri prindër për herë të dytë.
E ndodhur shpesh në Prishtinë gjatë këtij viti, shkak puna e saj, nuk munguan edhe disa foto nga aktorja Olta Gixhari. “Kë doni më shumë deti apo borën,” ka shkruar ajo krahas postimit në Instagramin e saj.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket e po e shijon shumë kohën si një nënë ‘single’, pasi u divorcua zyrtarisht nga aktori i humorit, Bes Kallaku. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare shfaqet duke pushuar me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin.
Por, krahas fotove me fëmijët, nuk kanë munguar as disa poza seksi të Xhensilës, e cila shpesh herë publikon në rrjetet e saj sociale foto duke zbuluar hiret e saj.
Pas divorcit të shumë përfolur me sherre dhe konflikt mes saj dhe Besit, Xhensila thotë se thashmë është fokusuar te gjerat pozitive.
“Vetëm ndjesi pozitive”, ka shkruar ajo krahas fotove të publikuara në “Instagram”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al