23 Tetor, 2022

Nga ndarja me Robertin, tek sherri me Leonora Jakupi/ Deklarata e forta të Nora Istrefit


Nora Istrefi dha një ndër intervistat e rralla televizive mbrëmjen e djeshme përballë Donald dhe Romeo Veshajt.

Dyshja u pyet kryesisht për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin. Duke iu rikthyer edhe njëherë divorcit të famshëm, këngëtarja zbuloi detaje nga jeta e saj.  “E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithcka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.

Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me Robertin sot kemi marrëdhenie korrekte, distanca të kufizuara. Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n. Dëgjohemi në Whatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit.” Nora për herë të parë foli edhe për akuzat e Leonora Jakupit, që u shpreh vite më parë se i kishte vjedhur këngën.   “Kurrë s’i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Bëhet fjalë për këngën “A e ke dit”.

Refreni i Flor Mumajesit, pjesën tjetër e kam bërë vetë. Ka qenë një këngë shumë personale e imja, e kam ndjerë shumë”, u shpreh artistja. Por kjo duket se ka sjellë menjëherë edhe reagimin e Leonora Jakupit. Në rrjetet sociale ajo publikojë një status që duket se ishte pikërisht për kolegen e saj. “Edhe hajn edhe rrenc”, ka shkruar Leonora duke u përgjigjur kështu deklaratës së Norës.

© Panoramaplus.al