12 Prill, 2022

Nga marrëdhënia me Harry e Meghan, tek vdekja e Princ Philip/ Gati libri me sekretet e Mbretëreshës


Mbretëresha i ka dhënë bekimin e saj ndihmëses të saj të besuar për të zbuluar sekretet e saj në një libër që pritet të lançohet së shpejti. Në librin që ndihmësja do të publikojë, do të zbulohen disa nga sekretet e mbretëreshës së Britanësë së madhe, mbi të gjitha gjatë bllokimit të Covid.

Ndihmësja mbretërore Angela Kelly, e cila ka qenë me Mbretëreshës për 28 vjet, do të tregojë për vdekjen e Princit Philip si dhe detajet e bisedat e përditshme me Elisabeth. Ky libër do të jetë ballë për ballë me atë të Harry, që gjithashtu pritet të dal në treg në vjeshtë. Princi Harry, 37 vjeç, i cili pati një debat me Angela-n, po i jep dorën e fundit autobiografisë së tij. Ai u akuzua se i bërtiti Angela-s “çfarë do Meghan, Meghan merr” për zgjedhjen e fundit përpara dasmës së tyre mbretërore në 2018.

Mediat britanike shprehen se Mbretëresha i dha personalisht Angelas bekimin e saj për të ndarë lidhjen e tyre të pashembullt me ​​botën dhe Angela është anëtarja e parë në shërbim e familjes mbretërore që i është dhënë kjo leje e jashtëzakonshme. Ajo do të zbulojë në këtë libër periudhën e pandemisë  kur Mbretëresha mbrohej nga unaza e saj prej çeliku, e quajtur ‘HMS Bubble’. Ajo do të tregojë se si Angela preu dhe rregulloi flokët e Mbretëreshës si dhe përjetimet nga funerali i Dukës së Edinburgut. Mbretëresha jetonte në Windsor nën kufizime kur Harry dhe Meghan dhanë intervistën e tyre me Oprah vitin e kaluar.

Titulli i saj zyrtar është Këshilltar Personal i Madhërisë së Saj, por ajo njihet si e besuara e saj më e afërt.Drejtoresha e botimeve HarperNonFiction, Katya Shipster tha: “Ne donim të përkujtonim rastin e jashtëzakonshëm të Jubileut Platinum të Mbretëreshës me këtë botim të ri të bukur, si dhe të përditësojmë përmbajtjen e librit menjëherë pas ngjarjeve të paprecedentë të dy viteve të fundit.

Mbretëresha shmangu virusin e frikshëm derisa u kap me Covid në shkurt. Ajo është e përgatitur për dy libra që do të dalin së shpejti.The Sun zbuloi vitin e kaluar se Harry ka qenë duke hulumtuar jetën e Princeshës Diana. Burimet besojnë se ai do të shtrihet në librin e tij edhe në marrëdhënien me babanë e tij Princin Charles dhe njerkën Camilla.

© Panoramaplus.al