Ka pas qenë dikur një këngë, “Pranvera me një lule s’vjen”. Mbase edhe moda nuk lançohet si duhet vetëm me lulet në kollaren e Kryeministrit, kështu që Fidel Ylli këtë javë u shfaq me një kollare plot lule.

Tani, kush e ka kuptuar trendin, mirë, kush jo, do të thotë që nuk merr vesh nga moda. Një suprizë tjetër këtë javë ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Nga veshjet bardhezi dhe shumë formale të kohëve të fundit, këtë javë shpërtheu në ngjyra si Pikasoja. Fund ngjyra-ngjyra, flokë të mbledhura dhe një look në tërësi shumë rinor. Shumë bukur zonja Nikolla kështu!
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
