1 Mars, 2022

Nga Kendall Jenner te Bella Hadid/ Ja cilat janë disa nga vajzat që shkëlqyen me veshjet e tyre në “Javën e modës” Paris


Java e modës në Paris bëri bashkë emra të njohur të industrisë së modës si:Kendall Jennder, Bella Hadid, Kaia Gerber, etj.

Thuajse të gjitha vajzat shkëlqyen në parakalimin e pasarelës ku u shfaqën më seksi se kurrë.

Ylli i “The Keeping up with the Kardashian’s”. Kendall Jenner u sigurua që ta elektrizonte të gjithë skenën me paraqitjen e saj, ku kishte zgjedhur një fund të zi ngjitur pas trupit, një palë doreza mjaft sensuale dhe çizme të gjata.

Sakaq, Bella Hadid gjatë parakalimit të saj në pararelë kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë të bardhë, me një dekolte të hapur që i nxirrnin në pah gjoksin e saj dhe dukej e mrekullueshme.

“Java e modës” në Paris kishte të ftuar kryesor emra të tjerë të njohur si Rihanna dhe partner i saj Asap Rocky, Noami Campbell apo Gigi Hadid.

Gjatë kësaj parasele u vu re se pothujase të gjitha modelet i kishin shoqëruar veshjet e tyre me aksesorë të veçantë si:kapele rrjete, doreza sensuale apo edhe size dielli si trendi më i ri i këtij sezoni.

 

© Panoramaplus.al