27 Tetor, 2022

Nga jeta private deri te karriera, Rozana Radi i zbulon të gjitha


Rozana Radi këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” dhe ka folur për jetën e saj private por edhe atë profesionale, ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej 10 vitesh.

Jo vetëm kaq por ajo tregoi edhe një moment kur gazetat e kanë ‘futur në sherr’ me partnerin e saj. Gjithashtu, Rozana  zbuloi edhe dicka për partnerin e saj,  cilësoi se ai nuk merret aspak me botën e televizionit dhe ka dëshirë që mos të bëhet publik.

“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr por na futën me të vërtetë në sherr.

Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin.”– tregoi Rozana. Rozi nuk ka lënë pas dore as pamjen e jashtme.

Gjatë kësaj kohe, ajo  ka pësuar një rënie goxha të madhe në peshë për një periudhë shumë të shkurtër. Këtë e bëri të ditur, vetë Rozana duke u përgjigjur pyetjeve në Instastory.

Më tej, ajo ka zbuluar edhe sekretin e rënies në peshë.

Më tej ajo zbuloi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor që ndryshe nga projektet e kohëve të fundit, do të ketë një këngë ritmike. Ajo tha se projekti do të jetë në bashkëpunim me një reper tjetër por emrin e tij e la me pikëpyetje.

Artistja tha se ky do të jetë projekti i fundit ritmik, për tu rikthyer tek zhaneri i saj. “Unë kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, këndoj vetëm nëpër festivale. Unë jam duke punuar tani për një projekt muzikor. Unë do të bëj një këngë tjetër ritmike me një reper, por me atë do ta mbyll karrierën e këngëve ritmike. Është një reper që përsëritet.”- tha Rozana. 

© Panoramaplus.al