25 Dhjetor, 2020

Nga fotot me kunatën e saj deri tek ato romantiket krah partnerit, Dua Lipa ndan disa nga momentet më të veçanta me fansat


Dua Lipa prej kohësh tashmë po shijon romancën me Anwar Hadid.

dua lipa (9)

Çifti ndan shpesh foto bashkë nga përditshmëria e tyre, duke u kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun.

dua lipa (5)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja realizoi trendin e fundit në Instagram që titullohet “Show me a picture of”.

dua lipa 51

Ajo publikoi si fillim një foto me motrën e Anwar, Gigi Hadid, e më pas me një foto të ëmbël krah partnerit të saj 21-vjeçar.

dua lipa (1)

Për të gjithë nostalgjikët, Dua ndau edhe foton e koncertit të parë në Londër.

dua lipa (2)

Ndër të tjera, fansat i kanë kërkuar një foto të sajën në Kosovë dhe ajo ka zgjedhur foton e koncertit të parë, krah babait, Dukagjinit.

dua lipa (4)

Dhe në fund, një foto e Duas kur ishte fëmijë:

dua lipa (3)

Ndryshe nga sa u raportua, Dua ka udhëtuar drejt SHBA dhe e ka kaluar mbrëmjen e djeshme me partnerin e saj, Anwar.

© Panoramaplus.al