Sara Hoxha është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe dje vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit, pyetjet e të cilëve në pjesën më të madhe lidheshin pikërisht me pritjen e ëmbël.

Ajo zbuloi se gjatë shtatzënisë ka dashur të hajë vetëm ëmbëlsira dhe jo gjëra të kripura, ndërsa në lidhje me publikimin e portretit të vajzës kur të lindë, blogerja tha se do ta vendosë këtë gjë në momentin që vogëlushja do të vijë në jetë.

“Nuk e di si ndihem ende për këtë gjë. Mendoj se do e vendos kur të lindë ajo,”- shkroi partnerja e Ledri Vulës.

Ndërsa në lidhje me rrengun që i punoi pak ditë më parë këngëtarit, blogerja tregoi sesi reagoi ai jashtë kamerës: “Të bërtitura jo, mërzitje më shumë… e gjithë dita na shkoi kështu… ‘tani do ishim në spital’, ‘tani e kishim në krahë’, ‘tani e kishim parë’!”.

Në lidhje me emrin, ajo tha se ende nuk kanë menduar asgjë dhe se do ta përcaktojnë në momentin që do të shohin fytyrën e vogëlushes.
Fansat ishin kuriozë të dinin edhe reagimin e të afërmve të tyre kur mësuan se ishte shtatzënë.
Por, vetë Ledri Vula nuk ka qenë pranë saj kur ajo zbulo se ishte në pritje të ëmbël.

“Jo ashtu siç kam menduar gjithmonë që do të ndodhte. Isha në Gjermani kur e kam marrë vesh dhe më duhej t’ia tregoja ndërmjet telefonit me kamera,”- shkroi Sara Hoxha krahas fotos së tyre duke folur me kamera.

Blogerja tregoi se sapo kanë mësuar lajmin ata kanë thyer pjatat e shtëpisë dhe ajo ka ndarë një video nga ky moment. Shihet se e gjithë dhoma është e mbushur me copëza pjatash, ndërkohë që gjyshi i Ledrit duket super i lumtur.

“Keni parë më cute se kaq? Thyerja pjatash”, ka shkruar Sara përkrah videos.
Ndër të tjera, Sara nuk nguroi të publikonte edhe foton e parë që ka realizuar me Ledrin, një foto bardh e zi, ku shfaqen duke u prekur në buzë me njëri-tjetrin teksa buzëqeshin.


