5 Korrik, 2025

Nga dhuna në familje tek refuzimi nga Hollywood-i, rrëfehet Johnny Depp: Nëna më rrihte me çfarë të kishte në dorë! Tre nga miqtë e mi më braktisën kur…


Në moshën 62-vjeçare, aktori Johnny Depp tregon se pasuria, fama dhe suksesi nuk e kanë mbrojtur nga plagët e një jete të trazuar.

Në një intervistë të sinqertë për The Telegraph, aktori ikonik foli hapur për dhunën që ka përjetuar në fëmijëri, për tradhëtinë e njerëzve më të afërt dhe përjashtimin e tij nga Hollywood-i, pas betejës publike me ish-bashkëshorten Amber Heard.

“Më rrihte me çdo gjë që i zinte dora”.

Depp kujtoi me dhimbje marrëdhënien me nënën e tij, Betty Sue Palmer, e cila vdiq në vitin 2016. Ai e përshkroi si një grua të dhunshme, shpërthyese dhe të paparashikueshme:

“Ajo më godiste me një shkop, me një këpucë, me një tavëll hiri, me një telefon… nuk kishte rëndësi. Por e falënderoj. Ajo më mësoi si të mos rris fëmijët e mi. Të bëj të kundërtën e saj.”

Nga gjykata, në margjinat e industrisë

Përplasja ligjore me Amber Heard, që kulmoi në gjyqin për shpifje në vitin 2022, i kushtoi shumë: reputacionin, projektet, dhe miqësinë e njerëzve që besonte më shumë. Ai u shkarkua nga filmi “Fantastic Beasts”, ku u zëvendësua nga Mads Mikkelsen:

“Ndërsa po xhiroja, më thanë: ‘Duam që të largohesh’. Por në fakt donin që të dilja në pension. Tre nga miqtë e mi më braktisën”, shprehet ai.

Më e dhimbshmja për të ishte tradhëtia e atyre që e njihnin më mirë. Ai rrëfeu se tre nga njerëzit më të afërt, që kishin qenë pjesë e jetës së fëmijëve të tij, e braktisën menjëherë pas akuzave të Heard.

Ajo që më dhemb më shumë është se ata ishin njerëz që hidhnin fëmijët e mi në ajër në festa ditëlindjeje… dhe më kthyen shpinën.”

Në mënyrë të veçantë, ai përmendi ish-menaxheren e tij prej 30 vitesh, Tracy Jacobs, e cila jo vetëm që u shkarkua, por më pas dëshmoi kundër tij në gjykatë, duke deklaruar se Depp kishte fituar një reputacion të keq për vonesat dhe vështirësitë në xhirime.

Besimi im është gjëja e fundit që dikush do të vinte në dyshim”, theksoi ai. “Isha me të për 30 vjet… dhe ajo doli në gjykatë për të më sulmuar.Vazhdoj të luftoj për veten dhe për artin tim”

Edhe pse përballë rrëzimit personal dhe profesional, Johnny Depp thotë se nuk është dorëzuar. Ai vazhdon të krijojë, të luajë dhe të mbrojë artin e tij, pavarësisht plagëve të mëdha që ka marrë.

“Nëse mendon se mund të më lëndosh më shumë sesa jam lënduar tashmë… gabohesh.”

 

© Panoramaplus.al