18 Maj, 2026

Nga brune në bionde? Georgina Rodríguez merr gjithë vëmendjen në Kanë


Partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodríguez, ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Kanës me një transformim të ri në pamje, duke u shfaqur me flokë biondë dhe një stil që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

g

Modelja dhe influencerja u paraqit në eventin “Kering Women in Motion Awards”, ku zgjodhi një kombinim elegant me kostum të zi dhe xhaketë blu të hapur, ndërsa look-u i saj i ri u bë menjëherë viral.

Mediat e huaja shkruajnë se Georgina “i la të gjithë pa fjalë” me ndryshimin drastik në imazh dhe paraqitjen glamuroze në tapetin e kuq.

Së fundmi, Georgina ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjet e saj në Met Gala dhe evente të tjera prestigjioze të modës, ku është komentuar për stilin sensual dhe paraqitjet luksoze.

© Panoramaplus.al