Gazetarja e njohur, Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top” ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin.
Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun.
Argjira: “Ka ndonjë gjë të re nga ky fllad i dashurisë?”

Ilnisa: “Nuk e di pse u emocionova… jo nga ty, por nga pyetjet, në sensin që kërkon ato përgjigje që nuk t’i jap dot publikisht, por që… mund edhe të ketë”.
“T’i ndaj sikletosesh se e di që unë i di gjërat dhe ke merak se mos nxjerr ndonjë gjë”, tha Argjira duke qeshur.

Por këto përgjigje me nënkuptim, na ngjallin dyshime se dyshja Meriton-Ilnisa mund të jenë në pritje të ëmbël.

Ndër të tjera Ilnisa tha se tashmë çiftin kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë, dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh në Bodrum ku ndan mjaft momente të tyret atje me ndjekësit, nëpërmjet postimeve në Instagram.

© Panoramaplus.al

