5 Dhjetor, 2017

Nga ‘’armiq’’ në baxhanakë? Marrëdhënia e Getoar Selimit me Krenar Çoçajn


Getoar Selimaj dhe Krenar Çotaj vite më parë janë njohur edhe për marrëdhënien konfliktuale me njëri-tjetrin, të përfshirë në konfrontim fizik kur asokohe Krenari goditi mikun e atëhershëm të Getit, Ledri Vulën, pasi ky i fundit ishte lidhur me Dafina Zeqirin, ish-të dashurën e Krenarit. Çështja mes tyre shkoi edhe në gjykatë, ku Getoari dëshmoi në procesin kundër Krenarit.

Por pas martesës së Marinës dhe Getoarit duket se marrëdhëniet mes dy djemve jo vetëm janë përmirësuar, por ata tani duken shumë të afërt me njëri-tjetrin aq sa shkëmbejnë komente dhe batuta në rrjetet sociale. Krenari supozohet se është në një lidhje me Luanën, megjithëse çifti ka preferuar të zgjedhë një lloj heshtje publike, duke mos e pranuar dhe as kundërshtuar faktin se janë bashkë.

Ndërsa sa i takon Getit dhe Krenarit duket se nga ‘’armiq’’ janë bërë baxhanakë të afërt dhe pse jo miq të mirë me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al