Blero dhe Afrona u lidhën së bashku 6 vite më parë. Dhe këngëtari për ta festuar publikoi foton e tyre të parë.

Ndërsa imazhin e shoqëroi me një dedikim emocionues për Afronën.
Blero shkroi se nga dita e realizimit të asaj foto është njeriu më i lumtur në botë dhe uroi që të plakeshin së bashku.
“Foto jonë e parë bashkë sot 6 vite më parë.
Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i një njeri shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty ❤️. Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty çdo dite. Shpresoj te plakemi bashkë,”– shkroi ai.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në shtator të vitit të kaluar.
Blero është baba i një vajze, Tarës me aktoren Teuta Krasniqi.


