27 Shtator, 2023

Nga 6 aplikacionet më të mëdha, X “Twiter” ka përqindjen më të lartë të dezinformimit


X dikur “Twitter”, ka përqindjen më të lartë të dezinformimit nga gjashtë aplikacionet sociale më të mëdha, sipas një studimi nga Komisionit Evropian.

Studimi ekzaminoi mbi 6,000 postime të veçanta në mediat sociale Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.

Më pas analizoi përmbajtjen në tre vende që veçanërisht konsiderohen të rrezikuara nga dezinformomi, Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Mesazhi im për kompaninë “X” është që ju duhet të pajtoheni me ligjin dhe ne do t’ iu vëzhgojmë se çfarë po bëni”, tha komisionerja e BE-së Vera Jourova.

Studimi i dezinformimit që nxiti komentet e zonjës Jourova përfshiu Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, vendet më të rrezikuara nga dezinformimi për shkak të zgjedhjeve ose afërsisë me luftën në Ukrainë.

Platforma me përqindjen me të madhe me informacine dezinformuese ishte Twitter, ndërsa YouTube kishte nivelin më të ulët.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al