9 Gusht, 2025

“News 24, u gdhi nën rrethim policor”- Sulmi ndaj televizonit, Ferdinand Dervishi ngre pikëpyetje: Përse po veprohet me kaq ngut dhe kaq dhunshëm


Gazetari Ferdinand Dervishi ka ngritur pikëpyetje lidhur me sulmin ndaj televizionit News24, të cilit iu është ndërprerë sinjali prej mëngjesit të sotëm.

Pra pikëpyetjet më të mëdha për mua janë: përse po veprohet me kaq ngut, përse kaq dhunshëm, përse me panoramë e shije terrori?”, theksoi ai.

Gazetari shtoi se ky është mentalitet i njëjtë me atë të terroristit, “i cili i nuk preferon të qëllojë me snajper apo kallash, por të vendosë eksploziv”.

“Sepse shpërthimet bëjnë shumë zhurmë duke shkaktuar panik në një numër të madh njerëzish, duke përcjellë mesazhin e forcës, dhunës dhe terrorit në maksimumin e mundshëm”, deklaroi ai.

Reagimi i plotë:

Pse ka lidhje me terrorin dhuna ndaj News 24 ?

 Sot televizioni News 24, i treti më i madh në vend, u gdhi nën rrethim policor, u penguan gazetarët të shkonin në vendet e punës, u ndërpre sinjali i transmetimit.

Një vendim gjyqësor i 3 javëve më parë i ka njohur pronën e godinave, mbase edhe të truallit, Bashkisë së Tiranës.

Logjikisht, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, një televizioni i duhen, jo 3 javë, por 3, apo më tepër muaj kohë, që të zhvendoset në një ambient tjetër.

Pra pikëpyetjet më të mëdha për mua janë: përse po veprohet me kaq ngut, përse kaq dhunshëm, përse me panoramë e shije terrori? Kujt i intereson/pëlqen, kush kënaqet/masturbohet etj nga e gjitha kjo?

Përse po merret përsipër risku i dhunës dhe terrorit ndaj mediave në një vend që ka shumë probleme pikërisht me lirinë e medias?

Gjithë sa po ndodh për mua ka lidhje me psikologji diktatorësh e terroristësh, të cilët shohin te veprimet e dhunshme goditje hakmarrëse që, më tepër se kundër televizionit News 24, tentojnë të dhunojnë dhe terrorizojnë gjithë mediat dhe gazetarët kritikë ndaj shtetit që tashmë drejtohet nga pushteti i një njeriu të vetëm.

 Është mentalitet i njëjtë me atë të terroristit. I cili nuk preferon të qëllojë me snajper apo kallash, por të vendosë eksploziv.

Sepse shpërthimet bëjnë shumë zhurmë duke shkaktuar panik në një numër të madh njerëzish, duke përcjellë mesazhin e forcës, dhunës dhe terrorit në maksimumin e mundshëm.

 

 

© Panoramaplus.al