6 Prill, 2018

Nevina Shtylla shfaqet e transformuar, pozon si modelet e “Vogue”


Prezantuesja e programit “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”, Nevina Shtylla, ka realizuar një set të ri fotosh artistike me fotografin Armand Habazaj. Ajo shfaqet e transformuar, e veshur me të kuqen e zjarrtë dhe me imazhin perfekt në pozat që merr në stilin e modeleve të revistës së famshme “Vogue”.

Setin e ka realizuar për revistën “Living” dhe duket në formën e saj më të mirë. Ish-Miss Shqipërinë, së fundmi e pamë si bashkëmoderatore te “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebreas dhe si aktore kinemaje në serialin “Ti mund të më quash Xhon”.

Ajo luante adoleshenten problematike me nënën që llaston të bijën e vetme, në familjen me baba Genti Kamen dhe nënë, këngëtaren Rovena Dilo. Ndërsa në lidhje me jetën private, ajo ka deklaruar se ka një të dashur, emrin e të cilit nuk do ta bëjë publik, për të ruajtur privatësinë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al