Ndonëse mundohet të jetë shumë hermetike për jetën private Nevina Shtylla nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista.

Një nga gjërat rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është se si shkon lidhja e saj dhe çfarë tipi është Nevina në lidhjet romantike. Në një intervistë për “Natë me Aulonën”, moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet ’grindavece’. Sa i përket planeve për dasmë tha se nuk mendon se do bëjë një të tillë sepse i mungon dedikimi për organizimin e saj.
“Në dashuri jam shumë e ëmbël shumë e mirë. Një gjë të keqe që kam është se jam ndonjëherë më shumë gridavece seç duhet. Më fiksohet ndonjë gjë dhe nuk ndalem më. Por më bie nervi shumë shpejt. Mirë jam në kohën time dhe e qetë. Më pëlqen dasmë në vetvete dhe të jem me njerëzit e mirë, se zakonisht jemi me njerëz të ndryshëm dhe humbasim kohë me njerëz të tjerë.
Sensi i të festuarit me të afërmit më pëlqen. Por më mungon sensi i të organizuarit dhe nuk e di a do bëj ndonjëherë dasmë. Në sfilata kam veshur disa herë vello por gjithsesi ndjesia është e ndryshme nga veshja në pasarela dhe të qenurit nuse.”- tha ajo.
Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.
Ndërkohë, ajo ka folur edhe për “Për’puthen” të cilin e ka moderuar gjatë sezonit të parë. Por a do donte që ta moderonte edhe në dy sezonet e tjera që kanë qenë më të suksesshëm se i pari?
“Është format goxha i parë dhe ka gjeneruar shumë audiencë duke rikthyer shumë njerëz përpara ekranit. Ka patur arsyet e veta përse kjo nuk ka ndodhur. Ka qenë një vendim i përbashkët dhe nuk ka ndonjë pendesë përse nuk jam në krye të atij emisioni.”- tregoi Nevina.
© Panoramaplus.al

