20 Nëntor, 2020

“Neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi”- Ja pse Bora Zemani reagoi në këtë mënyrë të ashpër ndaj…


Që nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullojnë disa “screenshot-e”, ku shihen biseda në emër të Bora Zemanit në Instagram.

bora zemani (5)

Në këto biseda, personi që fshihet pas emrit të Borës, i kërkon një personi të quajtur Artur një nder dhe sipas “Borës”, Arturi është mik i Donaldit.

bora zemani donald veshaj (5)

Nderi ka të bëjë me mbylljen e një faqeje Instagrami që supozohet se ka nxjerrë sekretet e emisionit që drejton Bora, “Përputhen”, dhe gjatë bisedës është përmendur edhe djali i moderatores, Arbori.

bora zemani (6) bora zemani (7)

Për këtë arsye ka reaguar edhe Bora, e cila ka mohuar të ketë folur me një person të tillë dhe për këtë çështje.

bora zemani donald veshaj (3)

Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në Instagram që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë.

bora zemani donald veshaj (7)

E kuptoj qëllimin se doni ‘folloëers’ edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi.

bora zemani donald veshaj (5)

Një gjë është e sigurt: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantësh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve.

bora zemani (9)

(Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, – shkroi Bora në Instastory.

bora zemani donald veshaj (1)

© Panoramaplus.al